Gëzohuni nëna! Bebet me kokë të madhe nuk duhet t’ju shqetësojnë më

73

Nëse jeni shqetësuar disi deri tani që fëmija juaj ka kokë më të madhe se fëmijët e tjerë, është koha të gëzoni

Me sa duket, madhësia e kokës te një fëmijë paska rëndësi kur vjen puna për suksesin që do të ketë ai në të ardhmen.

Sipas shkencës, të gjitha bebet që lindin me kokë të madhe janë më të zgjuar.

Të paktën ky është përfundimi i një studimi në Britani, sipas të cilit të gjithë fëmijët që lindin me kokë të madhe kanë më shumë shanse për t’u diplomuar se pjesa tjetër.

Studimi, i cili u botua kohët e fundit në revistën “Molecular Psychiatry”, arriti në përfundimin se sa më të madhe ta ketë kokën një fëmijë, aq më i madh do të jetë suksesi i tij në të ardhmen.

Duke ekzaminuar lidhjen midis IQ (nivelin e inteligjencës), gjenet dhe shëndetin, studiuesit morën në shqyrtim një grup prej 502,655 personash mes moshës 37 dhe 73 vjeç. Vlerësimet fizike, gjaku, urina dhe mostrat e pështymës u mblodhën nga UK Biobank.

Duke analizuar të dhënat e 100.000 britanikëve, ata zbuluan se të gjithë personat që kishin një perimetër mesatar deri në 13.5 – 14 inch (34.29 cm), të kokës kur ishin fëmijë, kishin më shumë gjasa për të marrë diplomë.

Megjithatë, studimi theksoi se koka e madhe nuk është i vetmi kriter për të përcaktuar të ardhmen e suksesshme të një fëmije.

Natyrisht, gjenetika, edukimi, arsimimi prindëror, mjedisi, por edhe faktorë të tjerë, ndikojnë në rritjen e shkallës së intelektit të fëmijës.