Gjashtë persona nga Tetova nuk e kanë respektuar orën policore

23

Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, gjashtë të rinj nga Tetova do të përballen sanksione ligjore për shkak të mosrespektimit të orës policore.

“Në periudhën prej orës 7 deri më 28 mars, në mëgjes në orën 7:00 gjithsej gjashtë persona nuk i kanë respektuar terminët në të cilat është përcaktuar përkufizimi i lëvizjes. Njëri nga gjashtë personat është njëri i moshës mbi 67 vjet. Të gjithë do të përballen me parashtresa ligjore”, tha zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

MARKETING 420 x 60

Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar edhe lokalet në rajonin e Tetovës. Dy lokale të cilat kanë punuar përkohësisht janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.