Agjentët e patrullimit kufitar në Porto Riko gjetën një varke me 5 çanta shpine të mbushura me 3.7 milionë dollarë. Agjentët bënë sekuestrimin pas ndjekjes së varkës që udhëtonte pra drita nga Puerto Riko në Ishujt e Virgjër në SHBA. Ndërsa autoritetet ndiqnin varkën, ajo mori një kthesë të papritur drejt Fajardo, në bregun lindor të Porto Rikos dhe u ndaloi pranë Rio Fajardo. Në anije ndodheshin disa njerëz të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes sapo panë agjentët duke u afruar. Brenda varkës, u gjetën çanta të mbushura me para kesdh, së bashku me një pistoletë të mbushur dhe 63 municione.