Gjuriq: Vendimi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë, turp për BE-në

51

Vendimi i Prishtinës për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë është një turp për Bashkimin Evropian dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Kështu tha sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke shtuar se serbët në Kosovë nuk duhet të shqetësohen për këtë, sepse sipas tij Prishtina më parë u përpoq të thyejë lidhjen ndërmjet tyre dhe Beogradit, por nuk pati sukses në këtë, transmeton Klan Kosova.

Prishtina, siç tha Gjuriq me ndalimin e zyrtarëve e hyrjes për zyrtarët serbë, tregon se në zemër të Evropës liria e lëvizjes nuk është më e garantuar, cilat janë parimet themelore në të cilat bazohen BE-ja dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare.