Gjykata Administrative është e gatshme të pranojë padi për vendimet e KSHZ-së

22

“Jemi të gatshëm të pranojmë padi nga ana e përfaqësuesve të autorizuar, në lidhje me procesin zgjedhor. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka arritur asnjë padi”.

Këtë në një intervistë për TV Tellma, e tha kryetari i Gjykatës Administrative Burim Sejdini. Ai shpreson se nuk do të vijë deri tek bllokimi i gjykatës, pasi siç tha janë marrë të gjitha masat që ata të punojnë në mënyrë efikase.

“Është kryer shorti i këshillave për vendosje pas zgjedhje, kështu që jemi të bindur se Gjykata Administrative me sukses do t’i kryejë kompetencat e saj ligjore, e ajo është të vendosë për paditë dhe të kemi rezultate zyrtare përfundimtare për zgjedhejet e parakohshme kuvendare 2020”, tha Sejdini.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje edhe më tej, që Gjykata Administrative të funksionojë në mënyrë sa më efikase.