Gjykata e Apelit vërteton vendimin për shfuqizimin e aktvendimit të Mijallkovit dhe Thaçit në rastin ‘Titanik 2’

22

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi informacionin që sot u publikua se është shfuqizuar e aktvendimi për lëndën ‘Titanik 2’ të Prokurorisë Speciale Publike, ku të akuzuar ishin ish-shefi DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.

Pas seancës më 04.11.2019, Gjykata e Apelit – Shkup, mori vendim ku vërtetohen ankesat e të akuzuarve, të dhëna përmes avokatëve të tyre, me çka e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në Gjykatën Penale të Shkupit për rigjykim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë gjatë veprimeve në këtë lëndë ka shkelur disa procedura dhe për këtë shkak vendimi është i plotësisht i parregullt dhe i paligjshëm.

Masat e kujdesit ndaj të pandehurve vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Ndryshe, të pandehurit në Titanik 2 u dënuan më 8 mars të këtij viti. Mijallkov mori tre vjet, Thaçi tre vjet e dy muaj. Ndërsa ish anëtarët e VMRO DPMNE-së në KSHZ, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanovska secili mori nga tre vjet. Bedredin Ibraimi mori dënimin me burg më të lartë – katër vjet e gjashtë muaj. Prokurorja Fatime Fetai në ditën e aktgjykimit kërkoi paraburgim për Mijalkovin dhe Ibrahimin. Propozimi u pranua. Mbetën prapa grilave njëzet ditë.

Më 28 mars, Apeli i dërgoi ata në arrest shtëpiak. Më 6 maj, Mijalkov me vendim të Apelit iu shfuqizua edhe arresti shtëpiak, për shkak të skadimit të 60 ditëve deri në formësimin e prerë të vendimit në gjykatën më të lartë. Për Ibrahimin, mbeti masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së PSP-së në vitin 2013, Sasho Mijalkov nga pozita e drejtorit të DSK-së i bëri thirrje liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtarit të tij të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të mbështesë rivotimin në tre vendvotime në Strumicë. Si kompensim, anëtarët e VMRO DPMNE-së mbështesin rivotimin në komunën e Çairit.