Gjykata Penale e Shkupit sot pritet të vendosë për fatin e ish- UÇK-së Tomor Morina, i cili gati dy javë më parë u ndalua në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të një urdhër ndalimi të Interpolit, me kërkesë të Serbisë.
Gjykata në Shkup do të vendos se a do të ekstradojë ose jo në Serbi, shtetasin e Kosovës, i cili gjithashtu ka edhe shtetësi britanike.
Vendimin përfundimtar për Morinën do ta sjellë Ministria e Drejtësisë. Kryeministri Zaev duke u përgjigjur për këtë çështje, ka thënë se vlen e drejta ndërkombëtare dhe vendore.
Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradim dhe theksoi se pret përgjigje pozitive, derisa ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj tha se ekstradimi do të vë në pikëpyetje marrëdhëniet midis dy vendeve. Një pjesë e përfaqësuesve politik shqiptar në Qeveri kanë thënë se nuk do të ndodhë ekstradimi dhe se ai do të lihet i lirë. (INA)