Gjysma e qytetarëve në Maqedoni që kanë skanuar llogaritë fiskale ende nuk i kanë marrë paratë nga “TVSH-ja ime”

25

Drejtorja e Drejtorisë për të Hyra Publike, Sanja Llukarevska tha se deri në fund të dhjetorit, të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale do ta marrin kthimin e TVSH-së.

Sipas Llukarevskës, deri dje 90.000 qytetarët kanë marrë paratë nga llogaritë e skanuara, ndërsa të tejrët do t’i marrin gjatë këtyre ditëve.

“Ligjërisht kthimi duhej të paguhet deri në fund të këtij muaji, por ne dëshironim të bëhet pagesa më shpejt dhe do të paguhen deri në fund të muajit”, tha Llukarevska.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për problem teknik për arsye se dikund ka të dhëna të gabuara të xhirollogarive.