Grushtet dhe shkelmat “nuk ishin të mjaftueshme”, u përdorën edhe shufrat metalike – pamjet e një përleshje në një palestër në Angli

117

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur disa burra që gjendeshin në një palestër përdorin edhe pajisje metalike në përleshjen ndërmjet tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të kapura që tregojnë një luftë brenda një qendre palestre në Essex, Angli.

Siç bëhet e ditur, si pasojë, një djalë 17-vjeçar pësoi mavijosje dhe prerje dhe një 27-vjeçar pësoi një prerje mbi syrin e tij, tha policia e Essex në një deklaratë.

Ndërsa luftojnë burra të tjerë shihen duke qëndruar përreth – dhe në fillim të videos, një burrë tregohet gjithashtu duke shtyrë një tjetër.

Megjithatë, së paku deri më tani nuk dihet shkaku që solli përleshjen.

Loading...