Han/ Pro rekomandimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

32

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin në largim, Johannes Hahn ka deklaruar në Poznan të Polonisë se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Hahn ka çelur Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen në Forumin për Biznesin dhe Shoqërinë Civile, duke vendosur theksin te progresi që kanë arritur dy shtetet ballkanike. “Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të 2018”, ka thënë Hahn. Johannes Hahn ka kërkuar që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave dhe ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën./am/