Haradinaj sot udhëton për në Hagë

30

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë. Atje Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj të hënë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj të hënën.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.