Harrohet platforma, në fokus Microsoft Teams, Carovska: Pyeteni Filipçen për mësimin gjatë muajit nëntor

151

Dy javë nga fillimiviti shkollor, prindërit edhe më tej nuk arrijnë t’i përfshijnë fëmijët e tyre në procesin mësimor online.

Pyesin se si t’ua dërgojnë detyrat e shtëpisë mësuesve, sepse nuk arrijnë t’i gjejnë veglat në platformë.
Nuk arrijnë as ta instalojnë aplikacionin “Microsoft teams” edhe pse kanë kompjuter me Windows 7. Kjo sepse nga Platforma nacionale tashmë nuk është në funksion.

Për pengesat në “Microsoft teams” tash po flasin edhe autoritetet arsimor.

-Por, lidhja në teams nuk është askund problem. Por, me shumë gjasë bëhet fjalë për kushtet teknike që shkollat duhet t’i sigurojë dhe t’i menaxhojë në bazë ditore,- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Edhe pse ka pengesa në mësimin online, sërish autoritetet optimiste. Thonë se po ndiqet 85 për qind e mësimit online me sukses.

Por autoritetet pa ndonjë vlerësim se si do të jetë mësimi nga muaji nëntor, nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve.

“Kjo është pyetje për Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe ministrin Filipçe. Ju falënderoj.
TV21: Nuk keni ndonjë përqindje ju si ministre?
“Kjo është pyetje për Komisionin dhe ministrin Filipçe”
TV21: Mirë po si do të zhvillohet mësimi nga nëntori?
“Sapo ju përgjigja kolegut tuaj”, tha Carovska.

Ndërkaq edhe paraprakisht pa përgjigje konkrete për çështjen në fjalë.

-A do të ketë, kur dhe deri kur do të ketë mësim me prani fizike në shkolla, nuk vendos Ministria e Arsimit dhe Shkencës,- deklaroi Carovska.