Shkruan: Hasim Murtezani, doktor i shkencave të sigurisë
Mos përkrahni kur ata që ju detyruan të lëshoni shtëpitë e juaja duke mos ju ofruar asnjë ofertë jete dhe sigurie në vendlindjen tuaj.
Ata që ikin dhe po ikin çdo ditë, nuk ikin nga dëshira se nuk ju qëndrohet këtu, ata e duan vendin e tyre, shtëpinë e tyre, ata ikin të dëshpëruar nga realiteti politik, rrethanat e krijuara pa asnjë lloj perspektivë, të diplomuar dhe të papunë me vite.
Ata duhet shkulur nga vendi si përgjigje që sollën situatën me depërtimin e gjeneratës me të artë që i duhet vendit tonë.
Ata na detyruan të largohemi, ne jemi të obliguar tu a shkëpusim kontratën e punësimit që e morën nga populli!
Korrupsioni dhe krimi i tyre është pasojë e mosperspektivës tonë për një jetë më të mirë!