Hazbi Lika shumë afër kalimit në Lëvizjen BESA?!

365

Debati i fundit në BDI lidhur me shuarjen e Sekretariatit për Implementimin e MO-së, siç duket ka sjellë edhe përçarje në këtë subjekt politik. Nga burime të afërta me ish zv. kryeministrin Hazbi Lika, jozyrtarisht mësojmë se ky i fundit është shumë afër kalimit në Lëvizjen Besa, duke e ditur faktin se shumë eksponent të Lëvizjes Besa kanë qenë të përfshirë në organizimin e luftës së UÇĶ-së, ku edhe njihen me z. Hazbi Likën. Hazbi Lika me shumë nga ata ka bashkëpunuar edhe gjatë luftës edhe pas saj, dhe të dy palët kanë ruajtur rrespektin dhe relacionet me njëri tjetrin pavarësisht se qëndronin në dy kampe të ndryshme politike. Për më tepër ngelet të shohim ditët në vijim.