Valencia e ka demoluar Real Madridin në kuadër të javë së nëntë në La Liga, duke e mposhtur 4-1.
Pas vetëm 23 minutash lojë në Mestalla, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Karim Benzemas që u asistua nga Marcelo.
Por, Valencia i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Cristian Soler (35′) që shënoi nga penalltia.
Më pas, madrilenët ishin edhe më të pafat, shkaku që në minutën e 43-të, Raphael Varane shënoi auto-gol.
Valencia në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë fat, pasi i fitoi dy penallti.
Soler e mori sërish përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë dhe në minutën e 54-të realizoi për 3-1.
Ishte minuta e 63-të kur Valencia e fitoi edhe penalltinë e tretë, dhe sërish Soler u tregua i saktë për të mposhtur tre herë Thibaut Courtoisin, e që ishte het-trik për të.
Pas javës së nëntë, Real Madridi gjendet në pozitën e katërt me 16 pikë, derisa në xhiron e dhjetë takohen me Villarealin.