Higuain refuzon të largohet nga Juventusi

18

Gonzalo Higuain ende refuzon të bashkohet me Romën ose të marrë parasysh ndonjë ofertë tjetër Serie A, pasi ai beson se mund ta bind Maurizio Sarrin në Juventus. “El Pipita” u rikthye tek Juventusi pas dy aventurave të dështuara në Çellsi dhe Milan. Edhe pse nuk ka vend për të në skuadrën e “Bianconerëve”, “Sky Sport Italia” insiston se Higuain nuk po pranon të largohet nga Torino. Ai madje punësuar një trajner personal për të punuar me të gjatë verës, duke siguruar që ai do të jetë në gjendje të mirë dhe ta bind Sarrin për një vend në 11shen startuese. Kjo situatë po bën nervoz drejtuesit e Juves, pasi ata dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin e Interit, Mauro Ikardin. Ndërkohë, “Sky Sport Italia” gjithashtu raporton se Juve është ende duke ndjekur sulmuesin e Mançester Junajted, Romelu Lukaku, një objektiv i njohur i skuadrës së Interit./KosovaPress/