Hong Kong, Qeveria tërhiqet pas protestave të shumta

19

Guvernatorja e Hong Kongut, Carrie Lam, do të njoftojë sot pasdite tërheqjen zyrtare të ligjit mjaft të diskutueshëm mbi ekstradimet në Kinë, ligj ky që ka qenë në origjinë të protestave, të cilat po tronditin ish-koloninë britanike prej gati tre muajsh tashmë.

”Pushteti vendor synon të përmbushë të paktën njërën nga pesë kërkesat e paraqitura nga aktivistët pro demokracisë”, raporton gazeta “South China Morning Post”.

Gjithmonë sipas informacioneve jozyrtare të saj, për shkak të kësaj tërheqjeje, bursa e Hong Kongut po rimerr veten dhe e ka kapërcyer me mbi 4% maksimumin ditor prej 26.525.68 pikësh (tavani që prej 15 janarit).