Hoxha: Ato parti pushtetare që montuan raste kundër shqiptarëve, tani inskenojnë situata se ka pakënaqësi nga koalicioni Besa-LSDM

67

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka deklaruar se nuk është për t’u habitur nga ata që kanë montuar raste kundër shqiptarëve, të mundohen të inskenojnë situata gjoja se nga Lëvizja Besa ka largime dhe pakënaqësi nga koalicioni Besa-LSDM, përcjell Albanews24.

”Pyetja është shumë e thjeshtë: Pse asnjë nga këta 2-3 individë (që statuset i shkruhen në press qendrën e BDI) nuk shprehën asnjë pakënaqësi kur Lëvizja BESA nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me LSDM, por këto “pakënaqësi” i shfaqën momentin kur u përpiluan listat për deputet!?

MARKETING 420 x 60

Një gjë është e qartë, se Lëvizja BESA nuk është nga ato institucionet si i ka qejf BDI që çdo paraziti dhe të paafti ti japë biletën për të qenë deputet, drejtor, ministër apo ndonjë funksion tjetër publik. E kemi thënë disa herë se rruga që kemi vendosur ne në Lëvizjen BESA është e gjatë dhe jo çdokush mund të përballojë, të dobëtit janë larguar (disa tash e disa më herët), ndërsa ata që besojnë fuqishëm në idealin e ndërtuar nga Lëvizja, do vazhdojnë pavarsisht sulmeve, ofertave të majme finansiare apo joshjeve momentale nga BDI ose ndonjë parti tjetër”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Ai shton se çdokush që largohet për arsye të caktuara, mund të falenderohet për aq sa ka kontribuar në Lëvizjen Besa, por poashtu i porosisim ata por edhe oponentët politikë, sa më shumë mundohen të dëmtojnë lëvizjen aq më shumë na forcojnë dhe motivojnë për të vazhduar rrugëtimin tonë.

BDI sipas Hoxhës është në panik dhe nuk mund të pranojë faktin se fundi i tyre politik vjen pikërisht nga politika këmbgulëse dhe konzistente e Lëvizjes BESA, prandaj edhe do mundohen të dëmtojnë dhe pengojnë rrugëtimin. /Albanews24/

Loading...