Hoxha: Ka parti shqiptare “satelit” që me siguri e llogaritin veten si pakicë në këtë shtet

27

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, thotë se hapat e ndërmarra për një njësi zgjedhore janë të gabuara. Sipas tij, demokratizimi vjen duke patur primare listat e hapura, kurse modeli mbetet vetëm çështje teknike, shkruan Albanews24.

“Sa i takon propozimit për një njësi zgjedhore, është i padrejtë në kohë kur ende mirëbesimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka një diskrepancë të madhe. Ne si shqiptarë, nuk mund të besojmë se institucionet e këtij shteti kanë hequr mendësinë e qasjes selektive ndaj shqiptarëve dhe rrjedhimisht mund të dyshojmë se votimi në një njësi zgjedhore mund të dëmtojë përfaqësimin politik të shqiptarëve, sepse në 2/3 e territorit të shtetit, shqiptarët nuk kanë qasje se sa realisht ka votues dhe sa mund të manipulohet me votat”, shkruan në Facebook Hoxha.

Hoxha më tej shton se kjo nismë është e partive pakicë, e me gjasë, sipas tij, edhe partia shqiptare që është pjesë e kësaj iniciative, me siguri e ndjen veten si pakicë në këtë shtet. /Albanews24/