Hoxha: Kthimi i votës shqiptare, një ndër qëllimet kryesore për ne

26

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se në këto zgjedhje përveç ndërrimit të politikbërjes, si qëllim kryesor duhet t’a kemi edhe votën shqiptare, ku ka asocuar në atë se vota shqiptare nuk duhet të shkojë më tek partitë maqedonase. Për më tepër shihni postimin e plotë të Hoxhës:

“Sfida që na pret edhe si politikanë por edhe si parti politike, është për të sjellë ndryshimin në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por po aq e rëndësishme (për të mos thënë edhe më e rëndësishme) është edhe kthimi i votës shqiptare te partitë politike shqiptare, duke mos lejuar të shkojnë drejt partive maqedonase, pasi që u dëshmua se partitë maqedonase i duan votat e shqiptarëve por nuk duan që të punojnë në drejtim të avansimit të të drejtave të shqiptarëve apo investimeve në vendbanimet shqiptare.” – shkruan Hoxha.