Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka treguar shkurtimisht për Klan Kosovën së çfarë pret nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.
“Pritshmëritë janë që të kalojmë një kuvend të mirë dhe ta zgjedhim një kryetar që do të udhëheqë LDK-në për katër vjetët e ardhshme”.
Rugova nuk ka dashur të flasë për emrat e mundshëm për të parin e LDK-së, por ka thënë se pret që partia që udhëhiqej nga babai i tij të fuqizohet.
“Pritshmëritë e mia janë që të fuqizojmë sa më shumë LDK-në dhe të jetë e gatshme për sfidat që e presin LDK-në dhe Kosovën në përgjithësi”.