I ofrojnë një rrogë të majme, Xherdan Shaqiri drejt klubit francez

60

Xherdan Shaqiri mund t’i japë lamtumirën skuadrës së Liverpulit, nëse gjendet një akord mes palëve për kalimin e tij te Monaco.

Sipas mediave zvicerane, ajo që dukej si një thashethem i zakonshëm i merkatos, mund të bëhet realitet brenda pak ditësh. Monako është e interesuar për futbollistin pasi po ndërton një tjetër skuadër pretendente, për të lënë pas dështimet e sezonit të kaluar.
Sigurisht, do të jetë një edicion pa Europë, por “sakrifica” do të kompensohet me një rrogë të cilin Shaqiri nuk do ta përfitonte kurrë në Angli.

Ai aktualisht përfiton rreth 4 milionë euro neto në vit te Liverpul ku ka firmosur deri në vitin 2023, por Monako nuk është kursyer dhe i ka bërë një ofertë prej 6 milionë eurosh neto në vit, e vështirë për t’u refuzuar nga lojtari.

Problemi për momentin është se Liverpuli kërkon 36 milionë euro për kartonin e tij, por negociatat vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të arrihet me huazimin me të drejtë blerje të futbollistit në mbyllje të këtij edicioni.
Image