I (PA) MUNDUR KY IZOLIM (?)

52

Ndryshimi i rutinës është çelësi për ta parandaluar mërzinë! Eee, vetizolimi është më shumë se rutinë. Rutinë në jetë e konsiderojmë kur nuk bëjmë diç të veçantë nga ditët tjera. Në izolim njeriu thuajse a-s-gj-ë nuk bën ndryshe. Të veçantë edhe më jo. Rutina sado e merzitshme të jetë, shumicën e herave është një rrugë drejt një qëllimi. Izolimi është PRITJE për një qëllim. Pritjet rraaallë herë janë të mira. Por, jeta nuk mund të parashikohet! Kjo është një e vërtetë e cila duhet patjetër të besohet!

Covid-19, Corona virus? Virus i ri? I pa pritur apo i paramenduar? Vaksina? Si? Pse? Nga kush? Si ta kuptojmë? E shumë pikëpyetje tjera që një kohë janë duke të munduar shumë. Izolimi gjithashtu, është gjendja e cila është duke na dëmtuar shëndetin mental! Secili është duke e përjetuar ndryshe ketë situatë, rrjedhimisht secili ndryshe do reagoj ndaj saj! Ca të shqetësuar, ca të frikësuar, ca tjerë të ç’orientuar!

MARKETING 420 x 60

Ndjenjë shqetësimi kur jemi përballë një rreziku është frika. Faktor i cili mund ta kontrolloj jetën tonë, poqëse nuk e menaxhojmë mirë. Frika shoqërohet me këto simptoma (pagjumësi, dhimbje lukthi, tension jo stabil, dridhje, të vjella e shumë simptoma tjera).

Gjatë vetizolimit, individët që kanë pasur probleme psikologjike, ankth të gjeneralizuar edhe më parë, janë më të prirur për të përjetuar rritje të mendimeve negative të cilat çojnë deri në paranojë (krijim të skenareve negative, se çfar mund të ndodh në të ardhmen!)

TI MBROJE SHËNDETIN MENDOR

● Planifiko ditën tënde (mundësisht me të njejtat aktivitete të cilat i ke bërë para izolimit)

● Lexo informacione të verifikuara (jo secili informacion që lexojmë për Covid19 është i saktë)

● Ruaj veten (Higjena personale)

● Komuniko me familjarët dhe miqtë

● Angazhohu në pasionet e tua

● Kufizo qëndrimin në rrjetet sociale, që ta “vrasin” kohën dhe mendjen

● Lexo libra

● Mbaj ditar

● Gatuaj

● Mos u fikëso Frikën, Ankthin mos e neglizho! Por, menaxhoje!

Autore: Njomza Beqiri, psikologe