Icardi prezantohet te PSG me numrin e ri në fanellë

16

Kalimi i Mauro Ikardit te PSZH-ja tashmë mund të konsiderohet i mbyllur duke qenë se Interi ka marrë dokumentin e firmosur nga PSZH-ja që ka të bëjë me kalimin e sulmuesit argjentinas në Paris. Ish-kapiteni i Interit ka arritur ditën e sotme në Paris, aty ku edhe ka firmosur me klubin parisien pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Bomberi argjentinas, bashkohet me PSZH-në në formën e huazimit me të drejtë blerje dhe nëse vendoset që të blihet në fund, Interi do të përfitojë plot 70 milionë euro. Klubi parisien, duhej t’i jepte Interit paradhënie rreth 7 milionë euro për huazimin, por duket se palët kanë arritur akordin për një tjetër kusht financiar. PSZH nuk do të paguajë asgjë për huazimin duke i dhënë Interit një garanci se në fund të sezonit do ta blejë kartonin e tij. Kjo është marrëveshja e bërë mes palëve për argjentinasin, i cili duket se nuk ka më shanse të rikthehet në Milano, megjithëse deri verën e ardhshme gjithçka mund të ndodhë.