“Imuniteti i Veljanovskit”, Sela: Pazar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së

28

“Kjo është më tepër se sa Pazar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Përveç kësaj, duan edhe të ruajnë njëri tjetrin nga përgjegjësia nga organet e drejtësisë”, kështu e komentoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mosvotimin e mbrëmshëm për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, pasi që kreyparlamentari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën plenare, njofton Portalb.mk.

Sela tha se kryeparlamentari Talat Xhaferi është aktor i mirë dhe nuk është i denjë për të qenë kryetar i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Fatkeqësisht mbrëmë u pa se Talat Xhaferi është i padenjë për të qenë kryetari i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. I padenjë ishte gjithë ai teatër i cili iu ofrua shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë dhe një natë përpara me Komisionin.  E gjithë BDI-ja siç duket është e kapur nga ana e regjimit të kaluar, luajnë role të tilla që patëm rastin që t’i shohim edhe mbrëmë”, tha Sela, duke shtuar se ngjarja e mbrëmshme ishte skenar i organizuar.

Ai gjithashtu tha se edhe Qeveria është e padenjë për të funksionuar si e tillë pasi që e ka humbur besimin.

“Qeveria nuk ka kredibilitet pasi që e ka humbur besimin themelor për kthimin shtetit ligjor. Ne kërkojmë që të mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme parlamentare pasi që vetëm populli mund ta kthejë shtetin ligjor”, shtoi Sela.

Për shkak të seancës së mbrëmshme, deputetët e LSDM-së, sot e kanë bojkotuar Xhaferin, gjegjësisht nuk koordinatori i tyre nuk ka marrë pjesë në koordinimin e përjavshëm, ndërkaq nga zyra e Xhaferit kanë njoftuar se anulohen dy seancat e sotme plenare, duke mos i theksuar arsyet.

Për ndërprerjen e seancës ka reaguar edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili e ka akuzuar BDI-në se e kanë shpëtuar Veljanovskin, me shpresë që siç thotë ai, t’i shpëtojë edhe Veljanovski ndonjëherë.

“Talat Xhaferi dhe DUI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan pobratimim e tyre Trajko Veljanovski?!!!…
E SHPËTUAN për të shpresuar se VMRO do t’i “SHPETOJË” ndonjëherë tjetër apo???…
Populli thotë çdo e keqe ka një të mirë… Opinioni në vend edhe njëherë e pa fëtyrën e vërtetë të këtij subjekti politik. Në një hadith Muhamedi a.s ka thënë : “Nëse nuk turpërohesh bej ç’të duash”.