Inspektorati i Punës kërkon anulimin e shpalljes për infermiere në spitalin e Strugës

20

Inspektorati Shtetëror i Punës kërkon anulimin e shpalljes për infermiere në spitalin e përgjithshëm në Strugë, pasi është realizuar në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie të punës, përkatësisht përzgjedhja është bërë pas skadimit të afatit prej 45 ditësh. Inspektorët e kanë marrë këtë vendim nga gjatë inspektimit të realizuar më 16.07.2019 dhe kanë konstatuar se vendimi është marrë në kundërshtim me nenin 23, paragrafi 2 i Ligjit për marrëdhënie pune, njofton NOVATV, transmeton Portalb.mk.

{Për shkak të parregullsisë së konstatuar në përputhje me nenin 258A të Ligjit për marrëdhënie pune të Spitalit të përgjithshëm Strugë, të ISHP, u lëshua udhëzimi për mënjanim të parregullsisë të përcaktuar dhe kjo të bëhet me Anulim të vendimit nga data 11.07.2019 për përzgjedhje të kandidatëve për infermiere, tetë ditë pas pranimit të Udhëzimit{, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Nga ana tjetër, mësojmë se drejtori i spitalit, Muamed Asani, e ka apeluar vendimin e Inspektoratit shtetëror të punës dhe tani duhet të pritet që procedura të përfundojë, përkatësisht të jepet një përgjigje ndaj ankesës së tij.

Për shpalljen e njëjtë dje është dorëzuar ankesë edhe te Komisioni i Antikorrupsionit.

Spitali i Strugës i ka tejkaluar të gjitha afatet me konkursin, në të cilin janë përzgjodhur 10 mjekë, 6 infermiere, dy farmacistë dhe po aq laborantë me arsim të lartë dhe nga një biokimist e një teknik mjekësor. Shpallja, në të cilën kishin aplikuar 64 kandidatë, është publikuar më 26 dhjetor të vitit të kaluar, e drejtorin Muamed Asani tha se ai vetë e kishte bërë përzgjedhjen e kandidatëve të pranuar.

Ankesën e ka parashtruar infermierja Sonja Koçoska, e cila nuk mund të punësohet tashmë 17 vjet, ndërsa ka qenë e renditur lartë në listën për pranim të infermierëve.

Koçoska ka punuar me Kontratë për vepër në Qendrën shëndetësore në Strugë, por kur kontrata në vepër i ka skaduar, dy vjet më vonë, dhe nuk ia kanë vazhduar atë, janë punësuar 10 infermiere të reja.

Koçoska pyet vallë ka drejtësi në shtet dhe si ka mundësi që njoftimi të zgjasë nga dhjetori i vitit të kaluar dhe të jetë i rregullt.

“Unë parashtrova ankesë sepse renditja nuk ishte marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për të cilët ishte bërë testim për kualifikim. Përveç kësaj, dy prej kandidatëve janë nga i njëjti grup që është në kundërshtim me rregulloren për përzgjedhje. Shpallja duhet të anulohet sepse është tejkaluar afati prej 45 ditësh”, thotë Koçoska.

Sipas NOVA, edhe mjekja nga Struga, Sanja Gjorevski, ka 8 vjet që kërkon punë si mjeke dhe është refuzuar në të gjitha konkurset deri më tani. Sanja është një nga kandidatët e refuzuar në konkursin e fundit në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, e cila së bashku me një koleg tjetër punojnë në të njëjtin spital me Kontrata për vepër që nga viti i kaluar.

Në atë konkurs u pranuan 10 mjekë, shtatë prej të cilëve tashmë kishin punuar në bazë të kontratës për vepër dhe tre të sapo diplomuar që kishin qenë vullnetarë në spital gjatë 3-4 muajt e fundit. Sanja thotë se për përzgjedhjen e kandidatët nuk vendos drejtori apo komisioni special, por të fortit lokalë të partive. Ajo është e zemëruar nga mënyra e ndarjes së vendeve të punës dhe për vete thotë se nuk është anëtare e ndonjë partie dhe për këtë arsye nuk mund të punësohet.

Shtetit aktualisht i mungojnë rreth 700 deri 800 mjekë specialistë në fusha të ndryshme dhe kanë nevojë për shumë mjekë dhe infermierë të rinj, por punësimi mbetet problem.

Ministria e Shëndetësisë po hesht për këtë rast ndonëse pyetjet i dërguam qysh më 17 korrik, pra pothuaj një muaj më parë.