Hasim Murtezani i lindur në Shkup, në vitin 1986. I martuar dhe baba i një vajze. Ka mbaruar studimet deridiplomike në UEJL në Administratë Publike dhe Shkencat Politike si student i dalluar, më pas ka vazhduar studimet postdiplomike po në UEJL në fakultetin Juridik/në drejtimin e sigurisë duke mare gradën shkencore Magjistër i shkencave juridike – sigurisë. Momentalisht është duke i ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik. Në opinion njihet si njohës i mirë i rrethanave të sigurisë me botimin e dhjetra opinioneve nga lëmia e sigurisë dhe kriminalistikës dhe me pjesëmarrje aktive në media të ndryshme televizive për trajtimin e temave aktuale në vend.
Intervistoi: Gjurmë
Në vijim portali “Gjurmë” po e sjell intervistën e plotë të dhënë nga eksperti i çështjeve të sigurisë, Hasim Murtezani.
Gjurmë: A është Maqedonia në gjendje të brishtë sigurie?
Hasim Murtezani: Mendoj se vendi nuk përballet me indikacione destabilizimi, por që në vend ka struktura të kriminalizuara dhe korruptive të cilat duhet institucionet përkatëse t’i vendosin para drejtësisë dhe me këtë sigurohet një gjendje edhe më stabile për rendin dhe sigurinë publike.
Gjurmë: Çfarë mund të ndikojë rasti “Haraçi” në aspektin e sigurisë së vendit?
Hazim Murtezani: Rasti “Haraçi” pa dyshim se ka goditur rëndë sistemin e drejtësisë dhe me këtë rast organet e rendit dhe të prokurorisë gjenden para një testi tejet të rëndë, me të cilin ata duhet të ballafaqohen me kusht që të involvuarit në këtë rast në mënyrë eksprese të nxjerren para përgjegjësisë. Rasti i këtillë ndikon në rritjen e pasigurisë tek qytetarët dhe njëherit humbjen edhe më të madhe të besueshmërisë në institucionet e vendit.
Gjurmë: A cenohet siguria publike në Maqedoninë e Veriut nga ndonjë fenomen politiko-social?
Hasim Murtezani: Nuk përjashtohen mundësitë që rastet e këtilla skandaloze të marrin përmasa të revoltës dhe me protesta më radikale, por që policia si organ përgjegjës duhet bërë parapërgatitjet për mobilizim dhe kontrollim të situatave të tilla potenciale.
Gjurmë: Nëse Maqedonisë nuk i caktohet datë për fillimin e negociatave, a mund të këte destabilizim të vendit?
Hasim Murtezani: Mendoj se pas rastit të ketillë skandaloz “Haraçi”, rrugëtimi eurointegrues i vendit nuk do të jetë edhe i lehtë, për shkakun se edhe partnerët ndërkombëtarë tanimë janë të befasuar me ngjarjen e këtillë dhe padyshim se ata kanë hezitimet e tyre në vendimmarrje se si një vend pretendues për në BE, pas gjithë asaj që përjetoi me dekada, ende po ballafaqohet me fenomene tejet shqetësuese nga një institucion i cili kërkoheshte ta luftonte krimin dhe korrupsionin dhe jo nga vet ky institucion të dalin afera të tilla korruptive.
Gjurmë: Maqedonia ende po përballet me emigrantët ilegal, çfarë do të thotë kjo sipas jush?
Hasim Murtezani: Mendoj se problemi me emigrantët nuk është rast i veçant në vendin tonë, pothuajse i gjithë Ballkani po përballet me fluksin e emigrantëve ilegal dhe mos të harrojmë se dhe një pjesë e shteteve europiane kanë hapur dyert për emigrantët e Lindjes. Vendi ynë si duket ka mirëkuptim dhe solidaritet me njerëzit e ketillë që ikin si pasojë e luftërave në vendin e tyre, por duhet shtuar masat e sigurisë duke e ditur që nëpërmjet fatkeqësisë së tyre, një grup njerëzish po organizojnë biznese transporti dhe veprime antiligjore. Njerëzit e tillë duhet mbajtur nën kontroll duke e pasur parasysh se ata vijnë nga vende ku zhvillohen luftëra dhe s’do mend se luftërat kanë dhe pasojat në shumë drejtime. /Gjurmë/