Isein Ajdari zgjidhet kryetar i BESËS në Kërçovë

432

Gjatë këtyre ditëve, Lëvizja BESA ka ristrukturuar degën e saj në Kërçovë, ku me vota unanime, kuvendi i degës së kësaj partie në Kërçovë ka vendosur që kryetari i ri i degës të jetë inxhinjeri i makinerisë, Isein Ajdari, ku ky i fundit nëpërmjet një postimit në Facebook ka falenderuar kuvendin e degës së BESËS në Kërçovë që ia dha besimin për të udhëhequr me degën.

“Shpreh falenderimin tim personal ndaj këshillit inicues për formimin e degës së Lëvizjes Besa në Kërçovë, për nominimin dhe zgjedhjen time nga ana e delegatëve, Kryetar i degës për Kërçovën. Me këtë rast më jepet mundësia për dhënien e kontributit tim profesional dhe njerëzor në rritjen e cilsisë së pluralizmit në këto troje.” – ka shkruar Ajdari në Facebook.

Përndryshe të pranishëm në ristrukturimin e degës së Lëvizjez BESA në Kërçovë ishin edhe eksponentë të lartë të partisë si kryetari, Bilall Kasami, sekretari organizativ Adnan Azizi, dhe përfaqësuesit e qytetit të Kërçovës në strukturat partiake si anëtari i kryesisë qendrore, Prof. Dr. Dervish Alimi, Prof. Dr. Lulzime Kadriu, koordinatori i degës, Prof. Bekim Kadriu dhe kryetari i FR të BESËS në Kërçovë, stomatologu Arlind Ajruli.