Ish-kryetari i Gazi Babës nuk paraqitet në seancë, avokati i tij thotë se është dhunuar fizikisht

11

Ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si i pandehuri i dytë në rastin “TNT” që ka të bëjë me prishjen e objektit “Cosmos”, nuk u paraqit sot në seancën e radhës në Gjykatën Penale.

Jovica Straskovski, avokati i ish-kryetarit të Gazi Babës, u paraqit në gjykatë pa praninë e klientit të tij me pretekstin se ai ishte rrahur gjatë javës së kaluar dhe kishte marrë lëndime të dukshme në kokë dhe trup.

“Toni Trajkovski është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup”, tha gjyqtari Ognen Stavrev, duke lexuar promemorien e avokatit.

Sipas avokatit të Trajkovskit, ai ishte keqtrajtuar të enjten dhe kishte marrë plagë të mëdha trupore.

Gjykatësi Ognen Stavrev kontaktoi mjekun që e kishte mjekuar, i cili i tha atij se pacienti ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte duke shkuar për në shtëpi.
“Nëse nuk paraqitet për 1 orë, do t’i dërgojmë policinë në shtëpi për ta marrë me forcë”, tha gjykatësi dhe dha një orë pushim.

Gjyqi për rastin “TNT” ka më shumë se dy vjet nëpër labirintet e gjyqësorit. Në dy seancat dëgjimore të mëparshme, disa nga të pandehurit nuk kishin avokatë dhe u emëruan avokatë shtetëror. Trajkovski e zëvendësoi përsëri avokatin mbrojtës duke caktuar një avokat të ri. Avokatë e rinj kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar çështjen duke e vonuar akoma edhe më shumë procesin në fjalë.