Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski në grevë urie

38

Ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i cili nga java e kaluar është kthyer prapa grilave në burgun hetues të Shutkës “Shkupi”, nga e shtuna e kaluar ka filluar grevë urie. Për këtë është njoftuar edhe gjykata Penale në Shkup.

Avokati i Janakievskit, Elenko Milanov ka thënë se vendimi i ish-ministrit të fillojë grevë urie, është vendimi i fundit i gjykatës e cila i shqiptoi masë paraburgimi për aktakuzën më të re të PTHP-së për shitje të tokës shtetërore.

Janakievski për momentin ka aktive dy aktvendime, njëra për burgim shtëpiak dhe i fundit për paraburgim.