Italiani David-Maria Sassoli zgjedhet president i Parlamentit Evropian

35

Socialisti italian David-Maria Sassoli u zgjodh të mërkurën në krye të Parlamentit Evropian.

Në raundin e dytë të votimit në legjislaturën e Strasburgut, Sassoli mori 345 vota, dhe mbi shumicën absolute të kërkuar nga 667 në dispozicion.

Konservatori Jan Zahradil nga Republika Çeke mori 160 vota, ndërsa udhëheqësja e të gjelbërve gjermanë Ska Keller mori 119 dhe kandidatja e majtë spanjolle, Sira Rego siguroi 43.

Parlamenti Evropian ka një sërë kompetencash brenda BE-së, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Asnjë prej tyre nuk është më e rëndësishme sesa të vendosë nëse do të mbështesë ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian post në të cilin do ta zëvendësonte, Jean-Claude Junckerin.

Të martën, krerët e BE-së gjithashtu emëruan kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel për të udhëhequr Këshillin Evropian, francezja Christine Lagarde u caktua të jetë presidente e Bankës Qendrore Evropiane si dhe Josep Borrell i Spanjës, u nominua në postin e shefit të politikës së jashtme të bllokut./klankosova.tv/.