Ivanovska: Prokuroria vazhdon të punojë nën trysni

10

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska thotë se Prokuroria Publike vazhdon të punojë nën trysni për dy arsye edhe atë, për shkak se për disa lëndë ende nuk ka përgjigje dhe e dytë për shkak se disa lëndë marrin përgjigje të shpejtë.

“Mendoj se duhet të punohet edhe shumë, secili për vete, në mënyrë që institucionalisht të përforcohen mekanizmat për kontroll. Ne njoftuan se nga ana jonë vitin e ardhshëm, sistemi gjyqësor do të jetë në plan vjetor për kontroll të gjendjes pronësore dhe do ta japin kontributin tonë”, tha Jovanovska.

E pyetur për atë sa mjafton ndjekja e gjendjes të gjykatësve dhe prokurorëve në luftën kundër korrupsionit, Ivanovska tha se hapi i parë është nëse ato janë të përditësuar, nëse dorëzojnë lista anketuese, si për në fillim apo për në fund të funksionit, por ashtu edhe për çdo ndryshim që është, siç thotë, është shumë me rëndësi dhe indikative, pastaj nëse dorëzojnë të dhëna të sakta dhe nëse ka ndonjë përmasë të keqe midis të ardhurave të tyre dhe pronës së tyre të fituar.

Lidhur me vetingun në gjyqësi ajo tha se mund të flitet për paralajmërime edhe për veting, por kjo duhet mirë të përgatitet. Vetingu, konsideron Ivanovska, duhet të bazohet në ligj.