Gjatë ditës së sotme, redaksia e TopalNews, publikoi fotot të cilat arritën në portalin tonë, nga aksioni i mbrëmshëm gueril në qyteti i Tetovës kundër BDI-së.
Me sa shihet edhe nga kjo foto, ky aksion gueril, i shoqëruar me grafite të ndryshme, është organizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, pas publikimit të disa përgjimeve, në të cilat ofendohen banorët e Tetovës si dhe figura të shquara akademike.
Këto ishin grafitet nga aksioni i mbrëmshëm gueril në qytetin e Tetovës nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA:“Tetova ska vend për stërvinat”, “BDI shporru nga Tetova”, “Ali ik” dhe “Zullumin do e paguani shtrenjtë”.