Ja shenja që tregon se Kim Jong u operua në zemër (FOTO)

577

Shenjat në dorë të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un sugjerojnë se ai mund të ketë pasur operacion në zemër, thonë ekspertët mjekësor.
Lideri superm i Koresë së Veriut bëri paraqitjen e tij të parë publike dje pas 20 ditësh, kur preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave në Sunchon, sipas mediave shtetërore, transmeton lajmi.net.

Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar pamjet e vizitës dhe po thonë se shenjat në dorë tregojnë se ai iu është nënshtruar një ‘procedure kardiovaskulare’, raportoi NK News.
Ai ishte i shoqëruar nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë edhe motrën e tij të vogël Kim Yo Jong, tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane.

MARKETING 420 x 60

Ajo çfarë vihet në dukje janë shenjat në kyçet e duarve ndërsa lideri despotik po hipte në një karrocë golfi.
Spekulimet lidhur me shëndetin e Kim filluan të shtohen pasi ai mungoi në eventin e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit korean, Kim II Sung më 15 prill. /Lajmi.net/