Janakieski: Canoski e din të vërtetën për ‘TNT’, për fat të keq Gruevski s’është këtu

19

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Jankeiski sot në gjykatë dorëzoi kërkesë që Fijat Canoski dhe Ardijan Amzoski të dëshmojnë për rastin ‘TNT’, por gjykata e refuzoi kërkesën për shkak se që të dy kanë marrë pjesë në seancë si të dëmtuar dhe i kanë dëgjuar dëshmitarët tjerë.

“Fijat Canoski ka kontakuar me Gruevskin, ai e din të vërtetën për këtë rast”, tha Janakieski duke u sqaruar për arsyet e dorëzimit të kërkesës së tij.

Gjykatësi Ognen Stavrev i tha Janakieskit se “Gruevski s’është këtu’ ndërsa ai ju përgjigj “për fat të keq nuk është”.

Në këtë lëndë të akuzuar janë Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë.