Janakieski kërkon të mos ndahet procedura: Nëse Prokuroria dëshiron të ma heq kokën, urdhëroni

15

I akuzuari Mile Janakieski kërkon që të mos ndahet procedura dje të vazhdojë gjykimi për të, Nikolla Gruevskin dhe Elizabeta Najdovskan në rastin “TNT”.

Janakieski mendon se nëse ndahet procedura, nuk do të mësohet e vërteta. Janakieski prokurorit Burim Rustemi i tha se “nëse dëshiron që Prokuroria t’ia heq kokën, atëherë le ta bëjë këtë”.

“Qëllimi i një gjykimi është të mësohet e vërteta. Unë nuk kam munguar në asnjë seancë. Nëse Prokuroria mendon se vetëm unë duhet të përgjigjem për këtë lëndë, atëherë le të ndahet procedura. Jepni hapësirë avokatit të Toni Trajkovskit t’i paraqitet dhe ta pyes nëse ai do të mund të vijë në seancën e nesërme. Unë nuk e di nëse gjykatësi ka mandat ose jo. Nëse ndahet procedura për Toni Trajkovskin, nga kjo ngjarje nuk do të mësohet e vërteta. Unë kam shumë pyetje për Tonin. Por nëse Prokuroria ka për qëllim që t’ia heq kokën Mile Janakieskit, urdhëroni”, tha Janakieski.

Avokatët e të akuzuarve e kundërshtuan propozimin e prokurorit Burim Rustemi, i cili kërkoi që të ndahet procedura gjyqësore për të akuzuarit.

Ndryshe, në rastin “TNT” i akuzuar është edhe Nikolla Gruevski. Ata dyshohen për prishjen e paligjshme të objektit “Cosmos” të afaristit Fiat Canoski.