Jasna Mandiq sillet në Prokurori, do të jep deklaratë për “Lidhjen ndërkombëtare”

19

Jasna Ercegoviq-Mandiq, bashkëpunëtorja e Bojan Jovanovskit, nga arresti shtëpiak nën shoqërimin e policisë është sjellë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Mandiq para prokurores Villma Ruskovska, duhet të jep deklaratë në lidhje me punën e organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, ku ajo është zëvendësuese e “Boki 13”.

Ajo dyshohet për mashtrim dhe larje parash, të cilat Boki 13 i ka marrë nga afaristë për ndërtimin e qendrave evropiane për persona të rritur.

Mandiq ndodhet në arrest shtëpiak për më shumë se dy muaj.

Përve Jasna Mandiq, për veprat “mashtrim” dhe “larje parash” të dyshuar janë edhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski, dhe asistentja e tij Hristina Bllazhevska, si dhe vet Boki 13.