Jep betimin pasardhësja e Merkelit

102

Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhëse e kancelares gjermane, Angela Merkel, në krye të Unionit Kristiandemokrat (CDU), sot ka nisur detyrën e saj si Ministre e Mbrojtjes.

Ajo bëri betimin në Parlamentin e Bundestagut. Kramp-Karrenbauer kërkon që buxheti i mbrojtjes të rritet në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto në të ardhmen. Përfaqësues të ushtarakëve e kanë përshëndetur këtë.