Atilla Rexhepi jep dorëheqje nga posti Sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Burime të sigurta të Agjencisë së Lajmeve AlbaNews24 “jozyrtarisht” bëjnë të ditur se Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Atilla Rexhepi në selin blu ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti “Sekretari i përgjithshëm i BDI-së”, i cili këtë post e mori para disa muajve.
Siç mëson “AlbaNews24” nga burime të sigurta, Rexhepi dorëheqjen e tij e deponoi më 7 mars në organet e partisë por shkaqet për një veprim të tillë mbeten enigmë.