Jeta është krijuar mbi bazën e mbijetesës, por ne duhet ta arrijmë suksesin!

10

Po afron fundi i vitit. Kemi kaluar momente të bukura dhe momente shumë të bukura, por gjithashtu kemi kaluar dhe momente të këqija dhe momente të tmerrshme. Jeta përbëhet nga këto momente. Negative dhe pozitive, lart e poshtë, majtas-djathtas, natë e ditë, ftohtë dhe ngrohtë, djalë dhe vajzë, fitim dhe humbje… përndryshe s’do t’ia dinim vlerën jetës. Jeta do të ishte e mërzitshme… pa jetë.

Shqipëria, mëmëdheu im, sivjet pësoi një moment shumë negativ; një disfatë si nga ana morale dhe nga ana jo morale. Humbëm njerëz të dashur dhe humbëm qetësinë e brendshme. Asnjë nga këto s’kanë të paguar dhe nuk kthehen dot. Nga njëra anë kjo nuk na ndodhi për herë të parë. Kanë pësuar vende të tjera me dëmë më të mëdha dhe me raste më të shpeshta. Dhe, ku janë tani ata: janë ringritur dhe kanë vazhduar përpara; janë ringritur dhe kanë rregulluar dëmet; janë ringritur dhe kanë bashkëpunuar për sukses! Kushdo nga ne që jemi tani këtu dhe lexon tani këtë shkrim, është gjallë, i lënduar, mbase i brengesor – disa më shumë e disa më pak. Por, mbijetuam. Kjo është faza e parë. Tani duhet ta arrijmë suksesin!

Në librat fetar shkruhet dhe tregohet se si një lider u caktua të shpetonte jetën pasi do të kishte përmbytje; të shpëtonte popullin e vet nga tirania e një sunduesi etj. Kjo tregon që jeta duhet vazhduar e se duhet të mbijetojmë. Jeta e tillë është krijuar: përshtatemi, evoluojmë të mbijetojmë. Këtë bëri ariu i murrmë ku me kalimin e disa dekadave është bërë ari i bardhë… e kështu kemi shëmbuj të tjerë plotë. Mbijetesën e kemi në gjen. Mbijetesën e kemi zakon, e kemi forcë, shprehi të dhuruar nga Krijuesi. Unë – mos të ngjaj si demagog – kam besim si në Jezu, dhe tek Allahu. Janë një dhe janë të ndarë ose jo. Nuk gjykoj. Feja është personale. Por, mbijetesa është ajo forcë që na jep jetë. Është ajo forcë që kur lind foshnja, merr frymë, mbush mushkëritë pa i thënë dikush si merret frymë. Dhe, gazela sa lind, ngihet në këmbë e vrapon, dhe e di shumë mirë që po nuk vrapoji nuk mbijeton. Por, që vrapon më shpejt se gazelat tjera është e sukseshme, rron për të vënë në jetë këlyshët e saj.

Në fakt, jeta për një gazelë është më e lehtë sesa për njeriun. Ne si qenia që dominon ciklin e jetës – meqë mund të shpikim, krijojmë, zhvillojmë mund të dominojmë speciet e këtij planeti – kemi një cikël jete që përbëhet me etapa suksesi. Ne, deri në vdjekje, duhet gjithmonë të arrijmë aty me sukses. Kush është në punë i di etapat e sukesit dhe e di që s’kanë të ndalur. Po u ndale ecën mbrapa dhe asnjë herë nuk rri në vend. Ndërsa ata që janë të arrirë duhen ta kenë kuptuar se nëse janë të sukseshëm në mësime marrin shkolla më të mira, nëse janë të sukseshëm në shoqëri bëjnë më shumë shoqëri. E, kështu me rradhë.

Pra, të dashur miq, lexues, mos harroni që ne jemi krijuar për të mbijetuar, por në dorën është të arrijmë suksesin. Për të mbijetuar na duhet ujë, ajër dhe bukë dhe familje e shoqëri. Por, këto gjëra janë minimale dhe ndihmojnë vetëm të mbijetoshë. Ti mund të bësh më shumë. Mund të bëhesh i sukseshëm.

Një histori nga filozofia aziatike tregon për një ditë të tmerrshme me shi ku një zog është në folenë e tij dhe i mbrojtur nga shiu shikon në pemë një majmun që po laget. Ai, nëse vazhdon kështu, mbijeton: pushon shiu thahet dhe kalon në një ditë tjetër. Por, zogu i thotë: Majmun pse ti me duar dhe me gishta nuk ke krijuar një kasolle të mbrohesh nga shiu, kurse unë me një shqep arrita të bëj folenë. D.m.th. Krijuesi na ka krijuar të mbijetojmë, por që të jemi të sukseshëm e të arrijmë suksesin këtë e bëjmë vet ne. Kështu, zogu e bëri folenë ndërsa majmuni jo. Historia mbaron kështu: majmuni ndërgjegjësohet dhe mbas shiut fillon të krijojë folenë e tij. Ose, siç e tregoj ndryshe unë: majmuni çohet dhe ia prish folenë zogut dhe për të qeshur them se fabula është: mos i trego majmunit. Por, këtë e tregoj vetëm për të qeshur se ne në këtë jetë duam të na ndihmojnë dhe të marrim sugjerime pozitive për gjërat që bëjmë, se asnjë nga ne s’është i gjithëditur apo i saktë. Kot nuk themi: merr 100 mendime dhe bëj siç di vet. Ca mendojnë se si di vet i bie çfarë të thotë truri, por në faktë ti ke marrë informacion të bollshëm për të bërë një veprim dhe për të pasur një mendim të kulluar tëndin.

Pra, mos rrini e mendoni si të mbijetojmë, por hidhuni dhe arrini suksesin tuaj në gjërat që ju mendoni se janë të sukseshme për ju dhe se i shërbejnë shoqërisë sonë.

Tërmeti na dha një shëmbull sesi të mbijetojmë. Tani duhet të arrijmë vet të jemi të sukseshëm për këtë situatë dhe ia dolëm me sukses, mendoj unë. Me ndihma nga qytetarët, me vullnetarë, me ndihma nga shteti, secili bëri të tijën që këtë disfatë ne mos ta kalojmë vetëm duke mbijetuar por të jemi të sukseshëm.

Çfarë është suksesi? Përmirësimi i përditshëm i vetes, i gjërave që na rrethojnë dhe që na përkasin. Suksesi është zgjimi herët, puna, shkolla, ushtrimet fizike, leximi, takimet me rëndësi, udhëtimet, të jemi të qeshur dhe të lumtur. Ah, po, dhe të qeshësh dhe të jesh i lumtur është në dorën tënde. Dhe, bashkëshorti/ja juaj, babai, shoku, motra apo vëllai s’mund t’ju bëjë të lumtur. Ju vet mundeni e do të bëheni të lumtur apo të qeshni. D.m.th., bashkëshortja apo bashkëshorti s’mund t’ju bëjë të qeshni nëse jeni të mërzitur; bashkëshortja apo bashkëshroti është aty që t’ju suportojë ta kaloni çdo mërzi apo shqetësim. Pjesa tjetër ju përket juve. Jeni të mërzitur nga puna – zgjidheni problemin e punës. Partneri do t’ju sugjerojë mbase një ide të mirë nëse i thoni cili është problemi juaj. Jeni pa para apo doni më shumë. Zgjidheni vet duke marrë një punë më shumë apo duke ndërruar punë apo pozicion. Partneri në këtë, nëse është i sukseshëm, përcjell pozitivitet e qesh dhe ju bën me qesh me historitë e tij/saj apo duke treguar një diçka që ka parë dhe lexuar. Nëse nuk është i sukseshëm, edhe ai do jetë i mërzitur apo i pakënaqur. Por, siç thashë: partneri s’mund t’ju bëjë të lumtur.

Njëlloj ndodh dhe me shtetin apo dhe me komunitetit. Po nuk ndërmorët ju në dorë situatën dhe të bëni çfarë mendoni se ju bën të lumtur, nuk do të jeni kurrë të suskeshëm dhe jo më të lumtur. Dhe, vlerat materiale si partneri apo shoku nuk ju bëjnë të lumtur. E keni vënë re. Blini iPhone X dhe jeni shumë i lumtur. Pasi del iPhone 11 s’jeni më i lumtur derisa të merrni iPhone 11. Kjo ndodh pasi lumturia gjendet brënda dhe gjithashtu suksesi i Apple është përmirësimi i shërbimeve apo produkteve që ofron. Punonjësit e Apple zgjohen në mëngjes, bëjnë trajnime, bëjnë takime, bëjnë skica fillestare, hedhin ide e ide dhe përpunohen të gjitha në një afat kohor një vit e më në fund ata thojnë do dali iPhone 12 me këto përmirësime. Apple është kompani e sukseshme. Dhe, suksesi i tyre tregohet nga shitjet e kompanisë dhe pëlqimi i imazhit Apple. A jeni një Apple ju?

Do thotë dikush pse të bëj diçka të sukseshme, pse të punoj, pse të lodhem t’i flas atij apo këtij apo të tregoj se e ke gabim apo je gabim apo kujdes. Pse mos të bëj edhe unë keq. Shembulli më i vogël e më i thjeshtë më mdodhi mua kur shkova të hedh plehërat dhe pash disa në tokë. E di, më ka ndodhur dhe mua. Mërzitem, shqetësohem, por lumturia nuk më ikën. Në mundem e hedh dhe atë që është në tokë në kosh dhe vazhdoj. Ose, nëse e shoh dikë që është duke e bërë atë akt, i flas. Dhe, mundohem t’i them se ne jetojmë në komunitet e s’mundet Kryebashkiaku t’i pastrojë të gjitha koshat, por ai do ta bëjë punën e tij dhe do të dërgojë pastruesit për të pastruar. Por, nëse ne e mbajmë pastër ai e bën më mirë punën e tij.

Është e vërtetuar se një person i sukseshëm është i lumtur. Suksesi është relativ. Bill Gates është i lumtur pasi është shumë i suskseshëm, por ai thotë se nuk kam qënë kaq i lumtur, se kam bërë gabime, kam bërë gjëra që më kanë mërzitur, por nuk jam ndalur, kam kërkuar dhe kam arritur atë që mendoj që më bën të lumtur. Dhe, e fundit: lumturia nuk është një shtëpi më e madhe, një makinë më e shtrenjtë. Këto gjëra vijnë dhe blihen kur je i sukseshëm, Bill Gates është i lumtur nga brenda. Ai ka arritur të jetë një zog ku me anë të një sqepi bëri folenë e tij dhe u mbrojt nga shiu. Ju bëhuni të lumtur duke arritur suksesin tuaj dhe duke qenë të sukseshëm vetëm në brendësinë tuaj. Ose ishte majmuni që merr një këshillë dhe bëri diçka me sukses. Mos e kërkoni lumturinë jashtë. Dhe, ju bëhuni majmuni i cili me anë të një këshille bëhet i sukseshëm. Ose jeni zogu i historisë dhe i jepni një këshillë një qytetari apo një shoku. Por, siç thashë suksesi ështe personal dhe relativ. Nuk mund të krahasohet dhe matet. Por, ama duhet të jap frute si lumturi të brendshme dhe hare.

Do ta mbyll me historinë e një fshatari i cili rrinte nën hijen e një peme qershie tek toka e tij dhe flinte e fishkëllente. Kalon aty një udhëtar dhe e pyet të kujt janë këto toka kaq të bukura dhe këto pemë kaq të bukura plot me fruta. Janë të miat, thotë personi që flinte. Uau, thotë ai, si ka mundësi. Unë vi nga një familje industrialistës ku kemi punuar tokën dhe tani kemi 1000 punëtorë dhe unë udhëtoj duke parë risi nëpër botë ku në të ardhmen mund të investoj. Pse se bën dhe ti këtë. E pse thotë fshatari? Çfarë të bëj dhe pse ta bëj? Po i punove tokat më shumë do i shesës dhe do fitosh para nga frutet. Pastaj këto para i investon duke marrë punëtorë apo duke u zgjeruar. E pastaj ç’të bëj me to, thotë fshatari? E kështu, ti vit mbas viti rritesh e punëson më shumë, derisa vhen momenti si puna ime ku do rrish dhe do e shijosh. Por, unë këtë po bëj thotë. Po rri e po më shijon aq shumë. Morali sipas meje është që e vërteta është relative: ti s’e punove apo jo, ti arrin të jesh i lumtur me veten me aq sa ke apo kërkon në rregull me mua. Por, e vërteta moderne është se ne, duke punuar, duke u përpjekur, duke punësuar njerëz, duke u angazhuar sado dhe kot, bëhemi akoma më të lumtur pasi kemi arritur të krijojmë një qëllim për veten. Jeta nuk është të rrish nën hije të shijosh freskinë e verës. Këtë histori e dinë të gjithë tashmë, por siç thashë unë, e shikoj nga pikëpamja moderne dhe jo për humor. Të gjithë mund të rrimë poshtë një peme ose rehat. Por, në fakt duke punuar dhe duke qënë i suskeshëm ose duke arritur suksesin, je edhe më i volitshëm për bashkëshorten, partnerin, punëdhënësin, shokun, familjen, komunitetin, për shtetin dhe për fëmijët e tu. Ne ecim të gjithë një hap ose nëse ti rri nën hije dhe unë punoj i bie të të tërheq përpara një barrë të madhe apo të lehtë në varësi të suskesit tim. Mos prit nga asnjënjeri për suksesin tënd, por krijoje vetë. Krijuesi të dha frymën, tani bëje të jetë e çmuar. Sepse nuk jeton një herë, por vdes njëherë. Ti jeton përditë.

Krijuesi ju bekoftë të gjithëve dhe ju ndihmoftë në qëllimin tuaj.