Johanes Han sot për vizitë në Shkup

29

Sot në Maqedoninë e Veriut për vizitë do të qëndrojë eurokomesari për politikë fqinjësore dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Johanes Han, njofton Portalb.mk.

Hani do të realizojë nesër takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, liderin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Temë e takimeve do të jetë realizimi i reformave të rëndësishme për procesin e integrimit të RMV-së në BE.

Meqë vizita vjen një ditë pasi Qeveria e RMV-së e dorëzoi në Kuvend Ligjin për Prokurori Publike me të cilin trasohet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pritet që temë diskutimi i takimeve të jetë edhe miratimi i këtij ligji.

Në kuadër të kësaj, me fillim në orën 09:15, në Klubin e Deputetëve do të mbahet konferenca për shtyp Zaev – Han.