Joveski: Politikanët dhe personat e fuqishëm janë bindur se vendimet nuk i marrim në kabinet të dikujt

18

Prokurori Ljubomir Joveski në konferencë për shtyp tha se Prokuroria Publike gjatë këtij viti ka pasur disa sfida të shumta ku politikanët dhe personat e fuqishëm u bindën se vendimet nuk merren në kabinet të dikujt por ato merren në mënyrë të pavarur nga prokurorët.

“Ju kolegë e keni përkrahjen time të plot që të mos përuleni ndaj trysnive të dikujt, të punoni në kuadër të kompetencave tuaja pa ndërhyrje. Vetëm në këtë mënyrë Prokuroria Publike do të arrijë qëllimin e saj për efikasitet në drejtësinë penale dhe do ta risë besimin tek qytetarët”, tha Joveski.

Ai tha se çdo prokuror do të vlerësohet përmes sistemit për vërtetimin e rezultateve të prokurorëve.

“Në këtë mënyrë do të evidentohet puna dhe do të detektohen mangësitë në punën e secilit prokuror”, tha Joveski.

Sipas tij, sfida më e madhe e Prokurorisë ka qenë marrja e lëndëve të PSP-së. Na fjalim e tij ai theksoi se është e domosdoshme sjellje e Ligjit për Prokurori Publike dhe se ky ligj duhet të jetë cilësor.