Joveski: Të gjithë ata që kanë dëshmi për rastin “Haraçi”, t’i dorëzojnë në prokurori

20

Prokurori shtetëror i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski ftoi të gjitha ata që kanë çfardoqoftë dëshmi për rastin “Haraçi” ta dorëzojnë në Prokurori që ata të mund të ndërmarrin masa.

“Prokuroria publike edhe një herë thekson se nuk posedojmë dëshmi tjera, për emra tjerë të përfshirë në rastin “Haraçi”. Në qoftë se dikush posedon diçka të tillë, le t’i dorëzojnë që prokuroria të mund të veprojë. I kemi parasysh të gjithë shkrimet, por në qoftë se dikush ofron dëshmi konkrete, dokument, ne do t’i pranojmë dhe do të veprojmë.”, deklaroi Joveski.

Kjo lëndë vazhdon në mënyrë joselektive, thotë Joveski në deklaratë për Alsat, duke shtuar se janë spekulime deklaratat se i akuzuari Boki 13 ka kërkuar të takohet me të për të dhënë informata të besueshme.