Juncker edhe një herë e quan të turpshme mos hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

5

Kryetari në ikje i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker edhe një herë i është kthyer temës së zgjerimit dhe hapjen e bisedimeve me BE-në për shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai mes tjerash ka thënë se është e turpshme mos hapja e bisedimeve me këto shtete, pasi të njejtat i kishin plotësuar pritjet dhe kërkesat e institucioneve evropiane.

MARKETING 420 x 60

“Nëse fuqia e Evropës është në atë se duhet të jemi partner në besimin e ndërsjellë, dhe jemi duke u mbështetur anëtarët tanë me mbajtjen e premtimeve, atëherë në këtë rast ne kemi dështuar. Kjo tregohet edhe në rastin e politikës së turpshme të liderëve tanë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Respekti fitohet dhe ne kemi dështuar që ta fitojmë respektin e tyre në këtë rast” ka shkruar Juncker në letrën e tij të lamtumirës.

Në vend të Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian vjen, Ursula von der Leyen.

Loading...