Saturday, April 16, 2022
Ballina Sport Juventusi në bisedime të avancuara me talentin e Unitedit

Juventusi në bisedime të avancuara me talentin e Unitedit

17

Përpjekjet e Juventusit për të nënshkruar me të riun e Manchester Unitedit, Tahith Chong, besohet se janë në një fazë të avancuar.

Bianconerët kanë qenë admirues të njohur të 20-vjeçarit tash e sa kohë.

Chong raportohet se dëshiron të largohet nga Old Trafford në kërkim të futbollit të ekipit të parë, dhe IlBianconero.com sugjeron që një marrëveshje me Juventusin është afër.

Holandezi i ka mbetur në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me skuadrën e Ligës Premier dhe sipas The Sun, Juve i ka ofruar lojtarit 30 mijë funte në javë për të nënshkruar për kampionët italianë.

Chong në aksion me fanellën e Unitedit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chong ka bërë vetëm dy paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, por ka luajtur edhe në Ligën e Evropës dhe Kupën FA.

Sulmuesi anësor nënshkroi me Unitedin nga Feyenoord në verën e vitit 2016.