Ka mjaftueshëm rezerva të gjakut në Maqedoni

4

Instituti i Mjekësisë së Transufzionit sot bëri të ditur se posedojnë sasi të mjaftueshme të gjakut.

Nga ky institut njoftojnë se bashkërisht me Kryqin e Kuq kanë përgatitur strategji, plan dhe orar të sesioneve të dhurimit të gjakut për javën e ardhshme, e që do të publikohet më 22 mars.

MARKETING 420 x 60

Poashtu duhet të ndryshohet edhe baza e anketvs epidemiologjike si një mbrojtje parandaluese për përhapjen e Covid -19.

“I lusim të gjithë dhuruesit e gjakut t’i ndjekin rekomandimet dhe të mos dhurojnë gjak nëse kanë udhëtuar jashtë vendit në 28 ditët e fundit, nëse kanë simptoma të ftohjes, kollitjes dhe teshtitjes, kanë temperaturë të lartë trupore,
ndjehen të lodhur dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Nuk duhet të dhurohet gjak nëse keni qenë në kontakt me dikë që ka udhëtuar ose me një person me të gjitha këto simptoma”, shprehen nga ky institut.

Loading...