Kafeneja “Dante” me histori 104-vjeçare, shpallet më e mira në botë

10

Kjo kafene është hapur në lagjen Greenwich në vitin 1915, në një ndërtesë të frekuentuar nga emigrantët italianë që banonin në lagje.

Kafeneja historike u rihap në vitin 2015 nga pronarët aktual, australianët Linden Pride dhe Natalie Hudson.

Vetëm disa vjet pas rilindjes së saj, “Dante” ka arritur përsosmëri në një shkallë globale. Vjeshtën e kaluar kafeneja “Dante” është emëruar e 9-ta në listën e 50 World’s Best Bars.

Ndërsa në fundjavë u emërua nga Tales of the Cocktail Foundation si lokali më i mirë në botë dhe bar-restoranti më i mirë në Amerikë në 2019 Spirited Awards, që u mbajt në New Orleans.

“Dante” është e hapur gjithë ditën dhe në orët e vona të natës, dhe pothuajse gjithmonë është e mbushur. /KultPlus/

Loading...