Kaklamanis: Marrëveshjen e Prespës jemi të obliguar ta respektojmë

18

Zëvendëskryetari i parë në Parlamentin grek Nikitas Kaklamanis, për agjencinë e lajmeve ANA-MPA, thotë se Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe për fat të keq Marrëveshjen e Prespës duhet ta respektojmë. Kaklamanis potencon se për çështjen konkrete partia e tij para zgjedhjeve ka shprehur qëndrimin dhe askush nuk guxon qëndrimin e Athinës për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian ta konsiderojë të sigurt.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës e cila është e turpshme për atdheun tonë, jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj marrëveshje lidhur me NATO-n. Kaklamanis shton se fqinjët duhet ta dinë se rruga për në Bashkimin Evropian nuk do të shtrohet me trëndafila dhe nëse gjykoj sipas reagimeve që tashmë ekzistojnë në Shkup për tema të thjeshta në zbatim mendoj se do të kenë pengesa të mëdha për tejkalim, tha për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA, zëvendëkryetari i Parlamentit dhe deputet i Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis.