Kandidatët që garojnë për të siguruar ulëse në Parlament mbeten nën hijen e liderëve politikë

18

Përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, benifitet që ka siguruar vendi me anëtarësimin në NATO si në aspektin e sigurisë dhe atë ekonomik, ideja që qeveria e ardhshme të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, eliminimi i dallimeve rreth marrëveshjes me Bullgarinë, si dhe mbrojtja e interesave kombëtare, janë tema këto ku kryesisht janë të fokusuar liderët e partive politike në javën e parë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Nga ana tjetër, nën hije mbeten oferat e kandidatëve për deputetë për votuesit sa i përket vënies së institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve.

MARKETING 420 x 60

Njohësit e cështjeve politike thonë se kjo dukuri vazhdon të përsëritet gjatë cikleve zgjedhore sepse deputetët zgjidhen përmes listave të mbylluara dhe fituesit i përcakton partia akoma pa filluar gara, duke i vendosur në krye të listës.