Kasami në Klan Debat: Ne u mundësuam shqiptarëve një artikulim të duhur politik

95

I ftuar sonte në ‘Klan Debat’, kreu i BESËS, z. Bilall Kasami ka folur rreth rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për raundin e dytë që do të mbahet më 5 maj. Ai potencoi se janë shumë të kënaqur nga rezultati i arritur, ku kandidati shqiptar Blerim Reka arriti të grumbullojë 80 mijë vota, vota këto, siç thotë Kasami janë vota të pastra shqiptare.

“Me kandidimin e Blerim Rekës u mundësuam shqiptarëve një artikulim të duhur politik” – theksoi mes tjerash Kasami në ‘Klan Debat’.

Përndryshe, nga mbledhja e kryesisë qëndrore e partisë, të cilën e drejton Kasami, u soll vendim që për raundin e dytë të kenë qêndrim të përbashkët me ASH-në dhe Blerim Rekën.